-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çartet i riu në Pejë: Rrah motrën e mitur dhe demolon shtëpinë, gjuan me gurë zyrtarët policorë

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat e gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Xhevdet Hoti’ në Pejë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij të mitur.

Sinjali mëson se nëna e të dyshuarit, respektivisht viktimës, ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se i biri përpos që ka rrahur motrën, ka demoluar elementet e kuzhinës dhe ka thyer televizorin.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por që nuk kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, pasi ai është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Gjatë ikjes, i riu dyshohet se ka gjuajtur gurë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së personit të dyshuarit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img