-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është pasuria e kryeshefit të arrestuar të KEK-ut

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua për tri vepra penale, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt i interesit.

Prokuroria njoftoi së Krasniqi është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Njësia e Veçantë e Hetimeve mbrëmë ka bastisur zyrën e Nagip Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti. Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike, tre (3) kompjuterë, një (1) llaptop, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

Por, sa është vlera e pasurisë së Krasniqit e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Krasniqi në AKK ka të deklaruara një banesë 90 metra katrorë, në vlerë prej 67 mijë e 500 euro, një shtëpi 335 metra katror në vlerë prej 119 mijë e 763 euro dhe një tokë bujqësore dhe një hapsirë afariste, vlera e të cilave është mbi 31 mijë euro.

Krasniqi ka të deklaruara 30 mijë e 974 euro para të gatshme në dy banka të ndryshme, ndërsa në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve ka të deklaruara 16 mijë e 187 euro para të gatshme.

Sipas kësaj, Krasniqi dhe familja e tij posedojnë para të gatshme plot 47 mijë e 161 euro.

Sipas formularit të Agjencisë Kundër Korrupsion, Krasniqi ka edhe letra me vlerë të 563 euro dhe 535 euro.

Të hyra vjetore nga KEK, ai i ka deklaruar 9 mijë e 85 euro, ndërkaq si paga të fëmijëve i ka deklaruar 2 mijë e 763 euro dhe 900 euro të tjera. Demokracia

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img