-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Rasti i Nagip Krasniqit, flet për nivel të lartë korrupsioni

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka komentuar arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai ka thënë se ky arrestim flet për një lidhje të shkurtër të korrupsionit.

Tahiri, në emisionin DPT te Fidan Jupolli, ka thënë se në bazë të informacioneve që ka marrë, arrestimi ka të bëj me kontratat njëburimore në KEK.

“Këto tregojnë për një lidhje të shkurtër të korrupsionit. Ne aq sa dijmë që arsyeja lidhet drejtpërdrejtë me kontratat njëburimore, të cilat siç po shihet janë kontrata korruptive”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se rasti i Martin Berishajt në njërën anë dhe rasti i Krasniqit në anë tjetër, flet për një logjikë të mbrapsht.

Ai ka kritikuar anëtarët e mbështetësit e VV-së që po sulmojnë prokurorin Blerim Isufaj, të cilët e kanë lidhur me rastin.

“Pashë edhe reagimet në rrjete sociale… pse nuk ka një distancim të qartë nga niveli i kryeministrit deri në nivelin më të ulët për këtë temë. Kjo tregon për një nivel të lartë të korrupsionit”, ka vazhduar ai.

“Sot dimë që Policia ka hy në KEK, dimë që Prokuroria e ka ngritur një rast në Prokurorinë Speciale.  Kush po jep urdhra? LDK-ja, PDK-ja, a është AAK-ja në pushtet? Mosni more, se kështu nuk komunikohet”, ka thënë në fund Tahiri.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img