Pavarësisht që doli të ishte lokacion i rremë, qëkur përfundoi lufta, të gjithë në Mitrovicë dyshonin se në këtë lokacion ka varrezë masive, raporton KTV.
Por gërmimet në të nisën vetëm javë më parë.
Prenk Gjetaj, i cili udhëheq komisionin qeveritar për të pagjeturit, fajtorin kryesor në këtë çështje e lë departamentin e Mjekësisë Ligjore që udhëhiqet nga EULEX-i.
Ai thotë se nuk është në dorën e tyre intensifikimi i punëve për të pagjeturit, pasi e gjitha po bëhet qëllimshëm nga EULEX-i.
Gjetaj ka fajësuar edhe institucionet kosovare që nuk i kanë kërkuar këto kompetenca sepse tashmë janë pjekur kushtet që këto punë t’i bëjnë vetë vendorët.
EULEX-i dhe Ministria e Drejtësisë nuk i janë përgjigjur KTV-së rreth kësaj çështjeje.
Ndërsa Kosovës i mungojnë edhe 1600 persona. Edhe organizata ndërkombëtare “Amnesty International” në raportin e publikuar ditë më parë, vlerëson se shtetet po shkelin të drejtat e qytetarëve për të ditur për fatin e familjarëve të tyre.