0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbahet takimi për rastet e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës (KQPZh) ishte nikoqir i takimit koordinues të projektit “Përkrahja e vazhdueshme e ICMP në trajtimin e rasteve të personave të zhdukur në Kosovë”.

Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet aktuale për identifikimin e personave të zhdukur me dhunë.

“Në fokus të takimit ishte angazhimi institucional me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë në ‘procesin e inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara’ që vazhdojnë të jenë nën kujdesin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, fuqizimi i kapaciteteve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës, si dhe përkrahja e vazhdueshme për familjarët e personave të zhdukur dhe shoqatat familjare”, thuhet në njoftimin për media, përcjell GazetaDemos.

Udhëheqësi i Njësisë së KQPZh, Kushtrim Gara, tha se mungesa e informacioneve të besueshme si dhe mosbashkëpunimi i Serbisë e pengon këtë proces.

“Mungesa e informacioneve të besueshme dhe mungesa e informacioneve të besueshme për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë dhe mosbashkëpunimi i Serbisë përbëjnë një pengesë të madhe në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur”, tha Gara.

“Që nga janari i vitit 2022 janë identifikuar 3 persona (dy identifikime të reja që ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe një rast konfirmimi), ndërsa në ditët në vijim priten edhe raporte të tjera të ADN-së që do të mundësojnë identifikime të reja, te të paktën edhe 4 personave, viktima të luftës. Po ashtu, në ditët në vijim, pritet të vazhdohet me gërmime në lokacionet për të cilat tanimë janë siguruar urdhëresat nga gjykatat kompetente, me angazhimin e Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore”, shtoi ai.

Ndërkaq Drejtoru i Programit për Evropë i Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Matthew Holliday i prezantoi rezultatet e arritura deri më tani.

“Duke falënderuar KQPZh-në për mikpritjen e këtij takimi, z.Holliday theksoi se ICMP vazhdon ta trajtojë çështjen e personave të zhdukur si çështje të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe llogaridhënies.”, thuhet në komunikatën për media.

Në këtë takim pjesmarrës ishin përfaqësues të shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur, Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ambasadori Suedez në Kosovë, Zëvendës ambasadori i Italisë, Shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, përfaqësues të ambasadës Britanike, si dhe institucioneve të tjera kompetente, si Instituti i Mjekësisë Ligjore, Agjencia e Forenzikës dhe Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img