-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Surroi për deputetët e VV-së: Sa flisni për prokurorinë e gjyqësinë, shkoni në Kuvend ku po merrni rroga të majme

Flaka Surroi i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, i cili e ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasiqi.

Surroi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, si është e mundur që deputetët e partisë në pushtet ta vënë në dyshim punën e prokurorisë, pa lejuar që ajo të përfundojë.

Teksa kritikoi këtë qasje të VV-së, Surroi sygjeroi deputetët e mazhorancës që të shkojnë në Kuvend, ku nga ajo punë, sipas saj marrin paga të majme.

Kjo deklaratë e Surroit erdhi pas dështimit të sotëm të seancës së Kuvendit të Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img