11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Të përjetosh 100 vite? Me këto shprehi nuk është mision i pamundur

Studiuesi i njohur nga National Geographic ka gjetur “vendet e rinisë së përjetshme” dhe ka zbuluar shprehitë e njerëzve lokal të cilët janë të njohur për jetëgjatësinë e tyre.

Nëse doni që të përjetoni 100 vjet, dëgjoni Dan Batner, këshillat e të cilit janë shumë më të thjeshta se sa mendoni.

Për vite të tëra, ai e shëtiti globin për të gjetur një të ashtuquajtur “zonë blu” (vendet ku njerëzit jetojnë më së gjati). Në zona të tilla ka më shumë njëqindvjeçarë, e më së paku që vuajnë nga diabeti, obeziteti, sëmundjet e zemrës …

Deri tani ai ka shënuar pesë zona të tilla: Okinawa (Japoni), Ogliastra (Sardenja), Ikaria (Greqi), Nicoya (Kosta Rika) dhe Loma Linda (Kaliforni).

Shëtitja në vend të palestrës

Dan thotë se qindvjeçarët me të cilët ai u njoh kudo shkojnë në këmbë. Ata me jetën më të gjatë askund nuk shkojnë me makinë, dhe shpesh angazhohen në kopështari.

Zarzavate në pjatë

Frutat e freskëta, perimet dhe drithërat janë baza e të ushqyerit të jetëgjatëve në botë. Ata hanë edhe bishtajore dhe arra, ndërsa mish të kuq vetëm rreth pesë herë në muaj, kryesisht mish derri.

Pini deri në dy gota verë në ditë

Pjesë e domosdoshme e dietës në Sardenjës është verëa “Cannonau”, e cila përmban sasi të mëdha të antioksidantëve dhe polifenoleve. Është dëshmuar se vera e kuqe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, disa lloje të kancerit, dhe ngadalëson zhvillimin e çrregullimeve neurologjike të tilla si Alzheimer dhe sëmundja e Parkinsonit.

Ata arrijnë që të reduktojnë stresin

Rrënja e shumë sëmundjeve janë inflamacionet kronike, të cilat kryesisht vijnë nga inflamacioni i zorrëve për shkak të ushqyerit të dobët, konfliktet dhe nervoza. Njëqindvjeçarët kanë një ritual të përditshëm me të cilin e shmangin këtë: kjo është kënaqëaia me sasi të vogla të alkoolit, duke ecur, vrapimi dhe dremitja, por edhe një dozë të mire të të qeshurit.

Jeta e tyre ka një qëllim

Nëse dikush ka një ndjenjë të qëllimit në këtë botë, vetes ia zgjatin jetën me një mesatare prej shtatë vjet. Në Okinawa kjo ndjenjë paraqet pyetjen: “Pse unë zgjohem në mëngjes?”

Ata që kanë përgjigje për këtë pyetje, jetojnë më gjatë, të shëndetshëm dhe të lumtur.

Ata janë të lidhur me njëri tjetrin Miqësitë i kanë të rëndësishme dhe i mbajnë ato gjatë gjithë jetës. Çdo zonë blu është e njohur për lidhjet e forta familjare dhe sociale. Rrethojeni veten me miqtë tuaj dhe kënaquni me ta në një mënyrë jetese të shëndetshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img