4.8 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

Buy now

spot_img

Lufta në Sudan: 15 persona të bllokuar në një kishë pa ujë, ushqim dhe energji elektrike

Një grua ruse e bllokuar në një kishë greke ortodokse në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, me rreth 15 persona të tjerë thotë se situata e tyre është e rënduar pasi nuk kanë energji elektrike, ujë apo ushqim.

Ajo i tha BBC-së se kishte marrë pjesë në një shërbim të Pashkëve të shtunën me vajzën e saj shtatë vjeçare kur shpërthyen luftimet midis fraksioneve ushtarake rivale.

Dy grekë që u përpoqën të largoheshin nga kisha të shtunën por që u plagosën në oborr nga zjarri i luftrave qe po zhvillohen atje.

“Ata u dërguan në spitalin aty pranë ne qytet, mirëpo, tani do t’i rikthejnë sepse spitalet po mbyllen, dhe nuk ka më asnjë ilaç. Dhe se ata kanë nevojë për një operacion”, tha ajo në një mesazh në WhatsApp.

Përveç vajzës së saj, dy fëmijë të tjerë janë në mesin e atyre që janë bllokuar në kishë për pesë ditët e fundit – dhe ata mund të dëgjojnë të shtënat nga artileritë e rëndë.

Sipas raportimeve në mediat greke, etiopianë dhe sudanezë janë gjithashtu në mesin e grupit që nuk mund të largohen nga kisha.

Mësohet se në kishë kishte ushqim të mjaftueshëm vetëm për disa ditë.

“Por tani është harxhuar, po ashtu dhe karburanti për gjeneratorin – energjia elektrike urbane është ndërprerë që në fillim të luftimeve,” tha në mesazhin e saj.

“Këtë mund ta dërgoni kudo, si një mesazh për të gjithë botën nga kisha jonë: Nuk ka energji elektrike, ujë, ushqim”, përfundoj ajo.

Luftimet ne Sudan po zhvillohen ndërmjet dy forcave të gjeneralve rivalë që morën pushtetin përmes grushtetit në 2021. Luftimet në Sudan kanë hyre ne ditën e pestë, pavarsisht thirrjeve te vazhdushme nga ndërkombëtaret që sa më pare tu jepet fund armiqësive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img