-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari u mundua t’i fusë 23 mijë euro të pa deklaruara në Shqipëri

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se një kosovar ka tentuar t’i fusë në pikën kufitare në Morinë 23 mijë të pa deklaruar konform ligjit.

Në njoftimin e lëshuar nga PSh-ja thuhet se shuma e parave është sekuestruar, dhe se i dyshuari akuzohet për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Tentoi të fuste në vendin tonë, 23 000 euro pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 35-vjeçari (shtetas kosovar) dhe sekuestrohet shuma e parave.

Po ashtu është bërë e ditur se Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën 23 000 euro të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img