-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dalin detaje: Njeriu i VV-së në krye të KEK dyshohet për tri vepra korruptive, këto pajisje iu gjetën në banesë

Prokuroria e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Korportën Energjetike të Kosovës.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se lidhur me këtë rast është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” si dhe për “ushtrim ndikimi” e “konflikt interesi”.

‘’Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së’’

Po ashtu, Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka  bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img