-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Meta i dorëzon koalicionin Berishës

Edhe pse Partia e Lirisë është partia udhëheqëse, Ilir Meta i dorëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Sali Berishës.

Në KAS nisi mbledhja mbi ankimimin për vendosjen e emrit të kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, Partia e Lirisë ka dorëzuar pranë këtij institucioni shkresën ku thuhet se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha.

“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha” thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

Ndërkaq pritet vendimi i KAS lidhur me ankimin e PD, si edhe mbi shkresën e dorezuar nga koalicioni Bashke Fitojme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img