-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi takohet me kandidatët e PDK-së, fton qeverinë të ofrojë siguri për zgjedhjet në veri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim katër kandidatët e këtij subjekti politik të cilët garojnë në zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore.

“Pata kënaqësinë të takoj kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale – Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan”, është shprehur Krasniqi.

“Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së”.

Krasniqi ka bërë ftesë që pavarësisht se procesi zgjedhor organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img