-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pejë: Qytetari ia thyen dorën policit

Si pasojë e shqiptimit të një gjobe, një person ka sulmuar dy zyrtarë policorë në Pejë, me ç’rast njërit ia ka thyer dorën.

Rasti në polici është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”, pasi i njëjti sipas policisë i ka penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Si dhe gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Zyrtarit policor i është thyer dora.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, ndaj tij do të kërkohet edhe caktimi i masës së paraburgimit, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img