2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Ju lutem ngrituni në këmbë”, “shkojmë në seancë private” – dy fjalitë që dominuan seancat e speciales me dy dëshmitarët e parë

Gati dy javë kanë kaluar që prej nisjes së dhënies së dëshmive të dëshmitarëve të Prokurorisë në Gjykatën Speciale.

Në këto dy javë, publiku në Kosovë ka dëgjuar vetëm disa minuta të asaj që kishin për të thënë dy dëshimtarët e parë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një “mbyllje hermetike” e tillë e Speciales ka shkaktuar një huti të madhe dhe dyshime mbi atë që po pretendohet ndaj krerëve të luftës në Hagë.

Në thuajse secilin rast, kryetari i Trupi Gjykues bën hapjen e seancës, një përshëndetje të ftohtë e më pas urdhëron që seanca të kalojë në private.

“Ju lutem uluni”, “shkojmë në seancë private”, janë dy frazat e vetme që mund t’i kujtojë një person që ndoshta tërë ditën është i angazhuar t’i përcjellë zhvillimet nga Haga.

Për sot ishte e paraparë që dëshmitari i prokurorisë të merrej në pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, por edhe kësaj radhe, publiku nuk do të mund të shoh edhe anën tjetër të medales, që është mbrojtja e të akuzuarve dhe versioni i tyre mbi akuzat.

Pikëpyetje dhe habi kanë lënë edhe ato deklarata të dëshmitarëve që janë lëshuar për pak minuta për publikun.

Si shembull, në një rast, prokurori insiston tek dëshmitari disa herë me pyetje për heroin Mujë Krasniqi.

Më pas, dëshmitari bën deklarata kontradiktore duke aluduar se tubimi i parë publik i UÇK-së, ishte si një llojë “paralajmërimi” për LDK-në. Vet ky dëshmitar, deklarohet se është pjesëtar i kësaj partie.

Nuk dihet edhe sa do të vazhdojë kjo mbyllje e speciales ndaj publikut kosovar, i cili po mbetet tërësisht i painformuar mbi veprimet që po bëhen ndaj ish-krerëve politik, njëri ish-president, tjetri ish-kryekuvendar e dy të tjerë gjithashtu zyrtarë të lartë shtetëror./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img