-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Azia po thyen rekorde me temperatura të larta

Rekordet e temperaturës po thyhen në vendet anembanë Azisë pasi një valë brutale e të nxehtit të prillit po vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të kontinentit.

Në Azinë Juglindore, disa vende shënuan temperaturat e tyre më të larta të regjistruara ndonjëherë këtë javë, ndërsa nxehtësia e fortë në nënkontinentin Indian ka vrarë shumë njerëz.

Gjatë fundjavës, Tajlanda arriti në 45°C për herë të parë në historinë e saj, sipas historianit të motit Maximiliano Herrera, duke përdorur të dhënat nga Departamenti i Meteorologjisë Thai.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet tajlandeze lëshuan një alarm shëndetësor për disa provinca pasi indeksi i nxehtësisë parashikohej të arrinte 50.2 °C në rrethin Bang Na të kryeqytetit Bangkok.

CNN shkruan se të martën, kryeministri tajlandez Prayut Chan-o-cha shprehu shqetësimin për temperaturat e larta të rrezikshme në pjesë të ndryshme të Tajlandës duke paralajmëruar se temperaturat mund të arrijnë 52.3°C.

Prilli dhe maji janë zakonisht muajt më të nxehtë të vitit për Azinë Jugore dhe Juglindore, pasi temperaturat rriten përpara se të fillojnë shirat e musonit të cilat sjellin lehtësim.

Një studim i vitit 2022 zbuloi se valët e rrezikshme të të nxehtit do të jenë nga tre deri në dhjetë herë më shpesh deri në fund të shekullit. Ky studim parashikoi se njerëzit në Azi kanë gjasa të ekspozohen ndaj nxehtësisë së rrezikshme shumicën e ditëve të vitit.

Ditët e “nxehtësisë jashtëzakonisht të rrezikshme”, e cila përkufizohet si 51 ° C, sipas eksperteve mund të dyfishohen dhe këto nivele të nxehtësisë e bëjnë të vështirë mbijetesën njerëzore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img