-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-Kryeprokurori serb për krime lufte: Çfarë Dick Marty, ne e zbuluam “Shtëpinë e Verdhë”

Mbi bazën e raportit të Dick Martyt është themeluar edhe Gjykata Speciale në Hagë, e cila tashmë veçse ka nisur akuzat ndaj krerëve më të lartë UÇK’së, që përgjatë 20 viteve ishin figurat më të larta të shtetit të Kosovës.

Gjithçka filloi në dhjetor 2010 me raportin e përgatitur për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të quajtur raporti i Dick Marty-t ku më pas u votua në Kuvendin e Kosovës dhe u formua kjo Gjykatë me seli në Hagë.

Mirëpo, kjo Gjykatë e cila u tha se do hetonte “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe në Shtëpinë e Verdhë”, nuk po merret me këtë punë.

Kjo pasi hetuesit e EULEX it nuk kanë gjetur të dhëna se në atë lokacion (Shtëpia e Verdhë) ka pasur operime me organe njerëzore.

Zyrtarë të këtij misioni thanë se Hetuesit dhe prokurorët për krime të luftës në EULEX kanë hetuar rastin e ashtuquajtur ‘Shtëpia e Verdhë’, por nuk kanë gjetur dëshmi apo të dhëna që do të na bënin të besojmë se në atë lokacion ka pasur transplantim dhe operime me organe njerëzore.

“Por, nëse kanë ndodhur lloje të tjera të aktiviteteve kriminale në atë shtëpi, nuk kemi të dhëna për momentin”, kishte thënë zëdhënësja e misionit të BE së në Kosovë, Christina Herodes.

Por, së fundmi është lajmëruar edhe prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, i cili është mburrur se të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me zbulimin, hetimet, dëshmitarët e të tjera i kanë kryer zyrtarët e Serbisë, duke mohuar çdo kontribut të ish-senatorit zviceran Dick Marty.

“Po cfarë Dick Marty? Të gjitha i kemi bërë ne, të gjithat, Prokuroria të cilën e udhëheq unë. Njesia jonë për krime lufte ka qenë shumë e vlefshme. Unë kam pasur komunikim shumë të mirë me ta. Ata pastaj i kanë pasur kontakte me ata dëshmitarë dhe m’ua mi kane dërguar informatat me shkrim.”, ka thënë Vukcevic.

Akuzat e rrejshme lidhur me trafikim organesh dhe krime të tjera janë ngritur disa javë pas shpalljes së paavresisë së Kosovës publikisht në vitin 2008, pasi senatori zviceran kishte pranuar fshehtë në Cyrih mijëra faqe akuza kundër UCK-së nga Qeveria e Serbisë.

Si pasojë e raportit të Martyt dhe presionit ndërkombëtar, institucionet e Kosovës janë detyruar të themelojnë Gjykatën Speciale ku sot po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi dhe krerë të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në ditën e dytë të fillimit të këtij procesi, kur mbrojtja bëri prezantimin e fakteve të veta, ka folur edhe ish-presidenti Thaçi, i cili mes tjerash ka theksuar se vetë ai, UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga këto akuza të raportit të Martyt dhe se e vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr.

“Kur raporti i Dick Martyt, para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafik organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare me tha se një gjykatë e veçantë ishte parësore për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik të organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”, ka thënë Thaçi më 4 prill, në Gjykatën Speciale./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img