-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi sot shkarkon një nënkryetar, mësohet emri që do ta zëvendësojë!

Kuvendi i Kosovës pritet që të largojë nga detyra një nënkryetar. Bëhet fjalë për Bekim Arifin, i cili sipas njoftimit të legjislativit, do të shkarkohet nga posti i nënkryetarit.

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka konfirmuar se sot bëhet zëvendësimi i Arifit, i cili postin e nënkryetari e ushtron qe dy vite e një muaj.

Bekim Arifi

Në vend të tij, sipas Baljes, nënkryetar do të emërohet deputeti Bahrim Shabani.

“Në bazë të marrëveshje si grup multi-etnik tash shkon bëhet deputeti i Vakat-it”, u shpreh ajo.

Bahrim Shabani

Kujtojmë se lëvizje nga postet e legjislativit nga grupi multi-etnik, do të ndodhin edhe nëpër komisione të ndryshme parlamentare. Së shpejti nga pozita e komisionit për të drejta të njeriu do të largohet edhe deputetja Balje, për tu zëvëndësuar nga Fridon Lala./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img