Numri i aksidenteve në Kosovë po vazhdon të shënoj rritje. Vetëm për 24 orë në Kosovë janë shkaktuar 74 aksidente.
Në raportin e Policisë së Kosovës, tregohet se 54 aksidente janë cilësuar si aksident trafiku me dëme materale. Ndërkaq, vetëm në 24 orëshin e fundit janë shkaktuar 20 aksidente trafiku që si pasojë kanë mbetur persona të lënduar.
Në vazhdën e aksidenteve, policia ka shqiptuar edhe një numër të lartë tiketash, gjithsej 1855. Në anën tjetër, u bë e ditur se 23 persona janë arrestuar dhe 18 persona janë dërguar në mbajtje./PrishtinaPress/