-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Neymar po bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

Futbollisti i njohur Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Futbollisti brazilian, 31 vjeç, dhe blogerja, 28 vjeç, ndanë një postim të përbashkët në faqet e tyre përkatëse në Instagram të mërkurën për të zbuluar lajmet e tyre të gëzueshme.

Neymar është tashmë baba i djalit Davi Lucca, 12 vjeç, të cilin e ndan me ish të dashurën e tij dhe personalitetin e mediave sociale Carolina Dantas.

Çifti ndau një sërë fotografish të ëmbla që tregonin barkun e Brunës, teksa Neymar e përqafoi ëmbël atë.

Krahas fotove, ata konfirmuan lajmin e tyre të foshnjës në një mbishkrim.

“Ne ëndërrojmë jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde dhe e dimë se ti je këtu për të përfunduar dashurinë tonë, i lëmë ditët tona shumë më të lumtura. Do t’i bashkohesh një familjeje të bukur, me një vëlla, gjyshër, xhaxhallarë dhe halla që tashmë të duan shumë. Eja së shpejti fëmijë, ne po të presim”, ka shkruar çifti në Instagram.

Çifti ndezi edhe thashethemet e fejesës me postimin teksa Bruna u pa me unazë argjendi mahnitëse në gisht.

Neymar dhe Bruna besohet se kanë filluar të takohen në vitin 2021, por e mbajtën private romancën e tyre përpara se të zyrtarizoheshin në Instagram në janar 2022.

Megjithatë, dyshja njoftuan se kishin marrë rrugë të ndara në gusht 2022, përpara se të rindiznin romancën e tyre menjëherë pas./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img