1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtori i Policisë paralajmëron dy skenarë për zgjedhjet në veri

Deputeti i PDK-së njëherësh ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar punën e qeverisë Kurti me theks të veçantë për vendimet e marra lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

Qalaj në Prime Time ka paralajmëruar incidente këtë të diele, ditën kur pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër kryetarët e komunave të veriut të Mitrovicës.

“Kontrabanda është aty. Por, për shkak se policët janë të rrezikuar nuk reagojnë. Nëse e bëjmë një vlerësim të situatës së sigurisë, policia e Kosovës duhet të përgatitet për ndonjë incident të përmasave të mëdha.”, tha Qalaj.

Qalaj përmendi dy skenarë që sipas tij serbët do të veprojnë në bazë të tyre, ditën kur mbahen zgjedhjet.

Ai tha se njëri nga ta është që serbët të protestojnë në formën e njëjtë si kishin bërë shqiptarët në vitet e 90-ta, si dhe mund të ketë “aksione të ngjashme si vrasja e politikanit serb e likuidime të politikanëve serb në veri.

“Skenari – kur një president i një shteti armiqësor i urdhëron e kërcënon serbët e veriut që të mos marrin pjesë në zgjedhje, kjo tregon po synon të ketë trazira të mëdha. Tjetri, Daçiq pati thënë se komuniteti serb në veri do të veproj njësoj si shqiptarët në vitet e 90-ta. Siç e kanë likujduar Oliver Ivanoviqin e të tjerët, mund të bëjnë edhe ndonjë aksion të tillë.”, tha Qalaj

Ndërkohë, serbë e shqiptarë të komunave veriore do të kenë mundësi që të zgjedhin kryetarët e tyre të ardhshëm. Pavarësisht rrethanave, ata janë deklaruar të gatshëm të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ndërkohë, ka të tillë që thonë se këto zgjedhje nuk sjellin ndryshim dhe se jeta e tyre nuk varet nga politika.

Është i vetmi fshat me shqiptarë në Zubin Potok. Për këtë, në këto zgjedhje janë të bindur të vendosin të japin më të mirën për të zgjedhur kreun e komunës.

Banorët e kësaj ane thonë se jo vetëm në këto zgjedhje, por që nga viti 2002 ata gjithmonë janë pjesëmarrës në votime.

“Do të dalim në zgjedhje, i madh e i vogël, nga mosha 18 vjeç që kanë të drejtë vote. Votimet do t’i kryejmë dhe mendoj që do të jenë me sukses”, ka thënë Aziz Hasani, banor i fshatit Çabër.

Madje sipas Hasanit, shfrytëzimin e të drejtës së votës nuk mund t’ua mohoj askush as përmes frikësimit.

“Siguria nuk është aq në nivelin e duhur, por si sot, nesër apo pasnesër ma merr mendja që kështu ka me qenë. Po unë besoj që këto zgjedhje kemi me i krye me sukses”, ka thënë ai.

E më pesimist për këto zgjedhje duken se janë banorët e Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Si shqiptarët edhe serbët thonë se jeta e tyre nuk varet nga liderët politik, qofshin ata në Kosovë apo në Serbi.

“Prej këtyre zgjedhjeve nuk presim asgjë, po duhet me dal. Nuk e mendojmë na a jemi të sigurt a jo, ne me dal e me ju tregu kismet po”, është shprehur Riza Dushi, banor i Lagjes së Boshnjakëve.

“Unë nuk po fitoj as prej Kurtit as prej Vuciqit, por po fitoj me këta 9 gishta që shkoj e me punu”, ka thënë Jovan Jovanoviq, banor i Lagjes së Boshnjakëve.

Banorët e katër komunave të Veriut të Kosovës më 23 prill do të kenë mundësi të vendosin me votë për fuqinë politikë që do t’i udhëheq në vitet në vazhdim.

Dy kandidatët Eden Atiqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, thonë se janë duke bërë fushatë dhe se situata në veri është relativisht e qetë.

Atiqi tha se ekziston një dozë e pasigurisë tek qytetarët, por duke marrë parasysh se në veri gati çdo vjet ka zgjedhje, elektorati atje është i kalitur me situata të tilla.

“Elektorati është i mësuar me këtë situatë dhe ne kemi shtuar elektoratin atje”, tha Atiqi për RTK, sipas të cilit, situata atje është më e sigurt se sa paraqitet, ndërsa u shpreh i gatshëm edhe për ta drejtuar komunën pas të hënës.

Ndërsa Betim Osmani ishte më skeptik sa i përket sigurisë, derisa kërkoi që qeveria të jetë sa më aktive në veri. Ai po ashtu tha se si Iniciativë ka muaj që janë duke bërë fushatë, me idenë që të ketë sa më shumë qytetarë në zgjedhje. Madje ai tha se në veri pritet të dalin në zgjedhje edhe qytetarë nga komuniteti serb.

Dy kandidatët që folën edhe për idetë partiake për zhvillimin e komunave, kthimin e qytetarëve, ndërtimi e shtëpive, zhvillimin e shëndetësisë dhe infrastrukturë. Ata thanë se do të mundohen të krijojnë ura bashkëpunimi në veri./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img