5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i mjekut nëse abuzoni me paracetamolin

Paracetamoli është një nga medikamentet më të përdorura për të trajtuar patologji të ndryshme të lehta.

Përveçse është një ilaç me një çmim të ulët, ai është mjaft i sigurt dhe ka një shkallë shumë të ulët të efekteve anësore apo reaksioneve negative, për sa kohë që merret në dozat e duhura.

Por, abuzimi me këtë ilaç ose marrja e tij e shpeshtë dhe e vazhdueshme mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë. Në fakt, pacientët që marrin në mënyrë rutinore paracetamol kanë 63% më shumë gjasa të vdesin papritur, 68% më shumë gjasa për të pasur një atak në zemër ose goditje në tru dhe deri në 50% më shumë gjasa të kenë ulçer ose gjakderdhje në stomak, siç tregohet në një studim i publikuar në “Annals of the Rheumatic Diseases”.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi ekziston një efekt i panjohur i paracetamolit që e zbuloi një doktor spanjoll, Darío Fernández.

“Ka një lloj dhimbje koke që vjen nga marrja e medikamenteve kundër dhimbjeve. Është një dhimbje koke e përsëritur, një dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i ilaçeve që shfaqet te njerëzit që marrin ibuprofen ose qetësues të tjerë dhimbjesh më shumë se 15 ditë në muaj për tre muaj rresht. Kur e ndaloni marrjen e tij për një ditë, keni një dhimbje koke të rikthyer”, shpjegoi doktori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img