13.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Serbia satelit i Rusisë, vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz i sigurisë së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë konferencës rajonale “15 vjet të mbikëqyrjes së sektorit publik të sigurisë”, ka thënë se qëllimi i Kosovës është zgjerimi i spektrit të partneriteteve të reja dhe integrimit në struktura euroatlantike, respektivisht në BE e NATO.

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë konferencës rajonale “15 vjet të mbikëqyrjes së sektorit publikt të sigurisë”, tha Serbia ka për qëllim minimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

Osmani tha se Serbia si satelit i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz dhe kryesor ndaj Kosovës.

“Serbia vazhdon të përdorë në mënyrë të sinkronizuar të gjitha elementet e saj përmes metodave hibride kundër Republikës së Kosovës. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ajo vepron kundër shtetësisë dhe integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet ndërkombëtare”, është shprehur Osmani.

E para e shtetit, tutje tha se përbrenda territorit të Kosovës, Serbia instrumentalizon struktura kriminale në veri, duke i paguar dhe shtytur ato sipas saj, për të kryer krime dhe njëkohësisht tha se e pengon edhe integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës.“Në të njëjtën kohë, Serbia vazhdon të paraqesë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e gjithë rajonit, duke shtuar edhe kapacitetet ushtarake, si në pozicionimin e tyre përgjatë kufirit me Kosovën, po ashtu edhe në raport me shtetet e tjera në rajon”, tha Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img