Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri vetura, një në lëvizje e dy të parkuara.
“Janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Dy vetura kanë përfunduar brenda pompës së derivateve./PrishtinaPress/