Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit final për liberalizimin e vizave, që do të bëhet nesër në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.
“Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave. Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./PrishtinaPress/