-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Si të parandaloni avullimin e syzeve

Nëse mbani syze, e dini me siguri se çfarë ndodh kur hyni në një dhomë të ngrohtë nga një mjedis i ftohtë – ato menjëherë do të mjegullohen. Është edhe më keq nëse mbani maskë. Ekziston një trik për ta parandaluar këtë gjë që nodshta ju shkakton edhe nervozizëm ndonjëherë.

Hidhni pak detergjent për larjen e enëve në një leckë të butë dhe fshijeni xhamin. Lërini të thahen për rreth 15 minuta, më pas fshijini mirë me një leckë mikrofibër, në mënyrë që xhamat e syzeve të shkëlqejnë. Herën tjetër që do të gjendeni në të njëjtën situatë, duke kaluar nga i ftohti në atë të nxehtë, nuk do të ju ndodh që syzet të turbullohen.

Truku është se detergjenti krijon një shtresë të hollë në sipërfaqen e xhamit që parandalon kondensimin e avullit. Të njëjtin truk mund ta aplikoni në xhamat e makinës apo edhe në pasqyrën e banjës. Kur bëni dush dhe krijohet avulli, pasqyra nuk do të turbullohet.

Një produkt tjetër që ka të njëjtin efekt si lëngu për larjen e enëve është shkuma e rruajtjes dhe patatet e papërpunuara mund të ndihmojnë. E presim në gjysmë, më pas e lyejmë sipërfaqen me sipërfaqen e prerë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img