Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i vetëm i krijuar në Big Brother VIP Albania.
Ata nisën lidhjen brenda shtëpisë së famshme, teksa gjatë rrugëtimit patën sfida të ndryshme.
Dyshja ditën e sotme (e martë) kanë qenë duke qëndruar në oborr e duke biseduar së bashku.
Në një moment, prezantuesja e njohur shfaqet duke i dhuruar puthje vazhdimisht artistit shkodran.
Ai i thotë se ka vuajtur shumë për këto puthje dhe me shaka që të mos bëhet e bezdisshme.
“O mrekulli. Mos u bëj e bezdisshme tani. Na lë rehat tani kot. Sa kam vuajtur për këtë puthjem. A mban mend se kam vuajtur për një përqafim tëndin”, i thotë Luizi, Kiarës.
Ata gjatë kësaj kohe shpesh kanë bërë plane për jetën jashtë, e po ashtu edhe për një dasmë.