-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Disa fakte që do t’ju bëjnë të jetoni më gjatë

Jetëgjatësia e një personi varet shumë nga zakonet që ai kultivon dhe shkencëtarët kanë dalë me pesë fakte që mund të tregojnë tendencën e një jete të gjatë.

Shkencëtarët thonë se gjenet ndikojnë vetëm në 23% të jetëgjatësisë, dhe gjithçka tjetër përcaktohet nga zakonet e jetesës që një person kultivon.

Hulumtimet moderne pretendojnë se këto 5 sinjale tregojnë se do të jetoni deri në një moshë shumë të vjetër:

1. Përshëndetja me dorë

“Sa më i fortë të jetë shtrëngimi i duarve, aq më gjatë do të jetojë një person”, tha një shkencëtar britanik që kreu studimin për rreth 25 vjet.

Forca e dorës është një tregues i qartë i punës aktive dhe sinkrone i të dy hemisferave. Ndërsa një shtrëngim duarsh i dobët tregon rënie mendore dhe prani të sëmundjeve kardiovaskulare.

2. Laprat e veshit

Mjekët e lashtë kinezë gjithashtu i konsideronin laprat e veshit si një tregues të jetëgjatësisë dhe shëndetit të zemrës.

Hulumtimet e shkencëtarëve nga Universiteti Fudan në Shangai konfirmuan vlefshmërinë e këtyre pohimeve të lashta: lëkura në llapën e veshit është jashtëzakonisht e ndjeshme edhe ndaj ndryshimeve më të vogla në rrjedhën e gjakut dhe, nëse nuk është një defekt i lindur, shërben si një shënues i presionit të lartë të gjakut, rrezikun e aterosklerozës, goditjes në tru dhe sëmundjeve koronare.

3. Zorrë të shëndetshme

Mikroflora e shëndetshme e stomakut është dukshëm e ndryshme nga ajo e sëmurë, sepse përmban më shumë baktere të dobishme, dhe diversiteti i tyre praktikisht nuk zvogëlohet me kalimin e moshës.

Lajmi i mirë është se mikroflora e stomakut mund të ripërtërihet.

4. Lythat

Edhe pse shumica e perceptojnë bollëkun e lythave në trup si një tregues alarmues, një studim i gjenetikëve amerikanë pohon se një numër i madh lythash tregojnë vetëm një mekanizëm gjenetik të mbrojtjes kundër plakjes së shpejtë të qelizave.

5. Optimizmi

Kjo është ndoshta shenja më e dukshme e jetëgjatësisë. Emily Rogalski, profesoreshë e neuroshkencës në Universitetin e Chikagos, publikoi rezultatet e hulumtimit të saj disa vite më parë.

Rezulton se optimizmi është një nga shenjat kryesore të jetëgjatësisë, sepse aftësia për t’u përshtatur lehtësisht me jetën dhe për të injoruar gjërat e vogla është rezultat i pranisë së neuroneve të rralla të boshtit në tru, të cilat u zbuluan nga një neurolog austriak. Këto neurone forcojnë lidhjet midis pjesëve të ndryshme të trurit, ndihmojnë në ruajtjen e neuroplasticitetit të tij, duke mbrojtur të gjithë trupin nga plakja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img