Këngëtarja e njohur, Keisi Medini, u largua nga Big Brother VIP Albania të shtunën.
Artistja shqiptare la përfundimisht shtëpinë më të famshme dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Pas daljes, bukuroshja ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit falënderoi ndjekësit për mbështetjen.
“Zoti i bekoftë të gjithë ata më mbështetën & vazhdojnë të më mbështetin dhe ata që më kanë gjykuar e ofenduar. Dëgjoj që nuk dhashë asgjë aty brenda por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovelë hyrja ime në BBV2 që tregon që kam dhënë diçka pa dashur”, u shpreh ajo.
“Mbi të gjitha jam pranë familjes time tani dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë”, tha mes tjerash Medini.
Ajo gjatë qëndrimit brenda krijoi situata të ndryshme fillimisht me Kristi Aliajn, me të cilin pati një njohje.
Në këtë mes ndërhyu Sabiani me rifutjen brenda, ku duket se me këtë u ftoh edhe raporti i dyshes.