12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Sa herë i liberalizoi Thaçi vizat? Këto janë deklaratat epike të ish-Presidentit

Hashim Thaçi sa ishite në pushtet pozitat i ndërronte, por jo edhe premtimet për liberalizimin e vizave.

Për vite me radhë, Hashim Thaçi, ka dhënë deklarata të ndryshme për heqjen e vizave.

Deklarata e vitit 2010: “Unë jam i zotuar që t’i implementoj të gjitha kriteret demokratike, bile edhe për më pak se 15 muaj, që Kosova t’i kryejë obligimet e veta për liberalizimin e vizave. Kam besim të plotë dhe konfirmim edhe nga Brukseli se nuk do të vonohet më shumë se 15 muaj. Unë vazhdoj të kem linja direkte me autoritetet vendimmarrëse në Bruksel”.

Deklarata e vitit 2012: “Pas publikimi të Raportit të Progresit, Qeveria ka filluar procesin e rishikimit të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian për vitin 2012. Ne synojmë që plani i Veprimit të Partneritetit Evropian të miratohet në Qeveri deri në fund të vitit 2011. Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”.

Deklarata e vitit 2013: “Javët dhe muajt në vijim janë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave. Shumica e kritereve tashmë i kemi zbatuar, kështu që mos të lejojmë asnjë kohë por edhe pjesën e mbetur që të vonohemi në këtë proces, të mos lejojmë që për shkak të neglizhencës dhe angazhimit të vonohet lëvizja e lirë e shtetasve tanë pa viza në BE”.

Deklarata e vitit 2016: “Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga Bashkimi Evropian për punën e bërë nga institucionet e vendit. Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejmë të shtetit, ndërsa e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE-së, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Deklarata e vitit 2017: “Komisionarët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po pret vetëm edhe ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani është në duart e deputetëve të Kuvendit që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img