4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pezullohet kryeinspektorja e farmacisë, Remzije Thaçi

Remzije Thaçi, kryeinspektore e farmacisë, është pezulluar nga puna pasi ndaj saj rëndon aktakuzë tash e një kohë të gjatë. Por, Thaçi nuk shkarkohej me arsyetimin se Prokuroria nuk kishte njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë për akuzën. MSH-ja ka reaguar me të marrë shkresën se ndaj Thaçit rëndon akuza

Drejtoresha e Inspektoratit të Farmacisë, Remzije Thaçi, është shkarkuar nga detyra. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi gazeta “Zëri” i ka shkruar Prokurorisë një e-mail, ku ka kërkuar përgjigje për arsyet që organet hetuese nuk e kishin njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë për aktakuzën që rëndon tash e sa kohë mbi Thaçin.

Ndërkohë që nga Ministria ishin suspenduar shumë zyrtarë tjerë të lartë ndaj të cilëve rëndonte aktakuza, përfshirë ish-sekretarin e MSH-së, Gani Shabanin, dhe dy drejtorë të njësive.

“Në bazë të përgjegjësive ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për pezullimin nga puna të drejtoreshës së Departamentit të Inspektoratit Farmaceutik, znj. R. TH., pasi është njoftuar zyrtarisht  nga Prokuroria e Shtetit, BI. Nr. 05/2017, të datës 20/02/2017, lidhur me rikthimin e aktgjykimit në gjyq të së lartpërmendurës”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img