2.4 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

Themelohet dega e PD në New York, Basha përshëndet nga Tirana

Dega e Partisë Demokratike është formuar në New York, si një iniciativë e re në 32 vite të ekzistencës së kësaj partie.

Një grup shqiptaro-amerikanësh, mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën ditën e premte në 15 prill në New York për të diskutuar të ardhmen e partisë së tyre.
Mbledhja kishte si synim themelimin në New York të një dege të PD-së dhe për këtë kishin marrë bekimin dhe autorizimin e drejtpërdrejtë nga kryesia e partisë.

Në takim merrnin pjesë themelues të Partisë Demokratike si Shkëlqim Jahaj, ish-funksionarë dhe drejtues të PD-së si Prel Dedaj dhe Agron Demushi, si dhe antarë e simpatizantë të vendosur të kësaj partie.
Mbledhja u përshëndet nga Tirana nga Lulzim Basha dhe Azgan Haklaj. Me sa duket ish kreu i PD, i cili ka dhënë dorëheqjen muaj me pare po përgatit rikthimin ne krye te kesaj partie, qe aktualisht drejtohet nga Alibeaj.

Takimi i mbajtur në ndërtesën 826 Broadway, në Manhattan, nisi me një minutë heshtje për qëndrestarin dhe demokratin e paepur, Nebil Çika, i cili u nda nga jeta këto ditë.
Ajo që i nxiti më shumë se çdo gjë për t’u bashkuar ishte shqetësimi për fatin e Partisë Demokratike të cilën e konsiderojnë si një aset kombëtar.

Për këtë arsye, veprimtarët e mbledhur i bënë një kërkesë të sinqertë të demokratëve, vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë shqiptarë, që pas zgjedhjeve të 14 majit të riorganizojnë Partinë Demokratike, me principet demokratike ku bazë do jetë merita, përballja e ideve dhe vota e lirë e demokratëve, nëpërmjet të cilës t’i jepet legjitimitet lidershipit të PD-së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img