1.6 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Pjesë e ekipit të Melonit, Aleks Kapllaj, i pari shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak të Pizës

Aleks Kapllaj, është shqiptari i parë që kandidon për Këshillin Bashkiak të Pizës me Partinë e “Vëllezërve Italianë” të kryeministres Gjorgja Melonit, në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen me 14 dhe 15 maj.

Kapllaj, ka vite që jeton e punon në Piza dhe është i angazhuar me politikë dhe në zgjedhjet e ardhshme, partia e djathtë e Gjorgja Melonit në qytetin e Pizës e ka kandiduar në radhët e saj për Këshillin Bashkiak për rikonfirmim e kryetarit të Bashkisë Mikele Konti, që është i qendrës së djathtë.

Qendra e djathtë sot në Itali ka një rritje dhe mbështetje edhe në pushtetin rajonal dhe lokal, kjo në sintoni me zgjedhjet politike të 25 shtatorit të vitit të kaluar, që nxorën fitues koalicionin e qendrës së djathtë të Melonit me aleatët e saj Salvinin dhe Berluskonin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img