3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Biologët në Argjentinë po luftojnë ethet me sterilizimin nuklear të mushkonjave

Biologët në Argjentinë i kanë kthyer sytë nga energjia nukleare për të sterilizuar mushkonjat në një kohë që rastet me ethe rriten në vendin e Amerikës së Jugut. Ky studim eksperimental ka nisur në vitin 2016 në Komisionin Kombëtar të Energjisë Atomike.

Synimi është sterilizimi i meshkujve duke i rrezatuar me energji atomike dhe më pas duke i lëshuar në natyrë, shpjegoi biologia e CNEA, Marianela Garcia Alba.

“Kur ata të hasin një femër nuk do të mund të shumohen,” shtoi Garcia Alba.

Biologët e CNEA janë duke sterilizuar 10 mijë meshkuj për javë dhe vlerësojnë se mund ta rritin numrin në 500 mijë.

Tashmë shkencëtarët presin që të lirojnë në natyrë grupin e parë të meshkujve të sterilizuar në nëntor.

Vektorët e mushkonjave “Dengue” rriten në laborator. Meshkujt rrezatohen me energji atomike, duke prodhuar një ndryshim në ADN-në e tyre që i sterilizon.

Në Argjentinë, 41,257 raste të etheve janë zbuluar në vitin 2023 që nga prilli, thanë autoritetet e vendit të shtunën.

“Dengue” transmetohet përmes pickimit të mushkonjave aedes aegypti, simptomat përfshijnë ethe, dhimbje në sy, kokë, muskuj dhe kyçe, të përziera, të vjella dhe lodhje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img