0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Vushtrri, Gjykata ua ndalon bashkëshortëve të shkurorëzohen

Një ngjarje interesante është zhvilluar në Gjykatën e Vushtrrisë.

Kjo Gjykatë me një vendim të veçantë ia ka ndaluar një çifti nga kjo komunë të shkurorëzohet deri në momentin kur fëmija i tyre të mbushë 1 vit.

Në fund të shkurtit, çifti i kishte kërkuar Gjykatës të zhvillonte procedurën e ndarjes mes bashkëshortëve dhe procedurën e besimit të fëmijës.

Për ta realizuar këtë, çifti i kishte paraqitur Gjykatës një marrëveshje për zgjidhjen e martesës.

Por marrëveshja nuk mundi të legalizohet në Gjykatë pasi sipas gjykatësit të çështjes ndarja e çiftit në këtë kohë nuk është e lejuar pasi fëmija ishte nën moshën 1-vjeçare.

Organi kompetent gjyqësor ka arsyetuar se Ligji për familjen në Kosovë e pamundëson fillimin e procedurave të shkurorëzimit deri sa fëmija të mbushë së paku një vit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img