2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arbnor Ramadani “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdojë me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 29-të në Superligë i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Arbnor Ramadani.

Këtë epitet Arbnor Ramadanit i’a dhanë, ngase asistoi në dy golat e fitores së skuadrës së tij kundër Malishevës si mysafir 2:0. Ai u vlerësua edhe për paraqitjen e mirë gjatë tërë ndeshjes në mesfushë dhe për kreativitetin që i dha lojës së gjilanasve.

Arbnori u shpreh i lumtur që për herë të dytë u vlerësua me çmimin ‘Ylli i Javës’, derisa theksoi se fitorja në Malishevë ka bërë që skuadra e tij të jetë afër arritjes së objektivit për ta siguruar daljen në garat evropiane edhe në këtë edicion.

“Kjo është hera e dytë që shpallem më i miri i javës dhe është një kënaqësi e vërtetë, sidomos tash në fund të kampionatit, kur secila lojë luftohet shumë, secila pikë është e rëndësishme dhe secili lojtar jep më shumë se 100% nga vetja. Për këtë çmim meritë kanë edhe bashkëlojtarët, të cilët i falënderoj për punën dhe përkushtimin e madh në ndeshjen kundër Malishevës. Tani Gjilani është këndellur dhe jemi në rrugën e duhur për të siguruar daljen në garat evropiane. Na presin edhe 7 ndeshje të tjera shumë të rëndësishme, derisa shpresojmë të jemi edhe në finale të Kupës së Kosovës”, ka theksuar Arbnor Ramadani për faqen zyrtare të FFK-së./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img