-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Dëshmi për interferim në zgjedhje”, Vela e publikon një dokument të Qeverisë së Serbisë

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një dokument ku Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës.

Për këtë Vela ka shkruar në Twitter se kjo është një dëshmi e ndërhyrjes së Beogradit në zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës që mbahen më 23 prill.

”Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.

Dokumenti i publikuar paraqet një kërkesë të Beogradit për misionet e huaja ku përmendet rezoluta 12/44. Sipas Serbisë serbët e Kosovës po rrezikohen dhe iu nevojitet mbrojtje.

Zgjedhjet në Veri ishin paraparë të mbahen dhjetorin e vitit të kaluar, por ishin shtyrë për shkak të gjendjes së tensionuar në atë pjesë të Kosovës. /PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img