-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari i dytë kundër Thaçit dhe të tjerëve pyetet rreth organizimit të LDK’së

Një dëshmitar tjetër është paraqitur sot para Gjykatës Speciale, për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Dëshmitari i radhës po intervistohet lidhur me organizimin e kësaj partie në vitet ’90.

Prokuroria e ka pyetur për institucionet paralele dhe nëse kishte struktura të LDK-së në Malishevë gjatë vitit 1990.

“Ne e kemi i pa si institucione të Kosovës që kanë punu nga delegatët e Kosovës dhe për ne ka qenë sistem i njerëzve të Kosovës”, ka thënë ai, duke pohuar se ato institucione udhëhiqeshin nga Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi e të tjerët.

Ai tha se shqiptarët e përkrahnin LDK-në në vitet ’90 dhe ka folur për strukturën e degës së LDK-së në Malishevë atëherë.

“Nënkryetarët e LDK-së, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë. Në kryesi kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithësej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë”, ka thënë ai.

I pyetur se sa e njohur ishte LDK-ja, dëshmitari u përgjigj: “Ishte shumë e njohur. Nga një pjesë e madhe e pjesës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë. Parti e madhe e njohur nga qytetarët e saj por edhe më larg”.

I njëjti dëshmitar pritet të dëshmojë përgjatë pesë ditëve./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img