Trajneri Arsim Thaqi është larguar nga skuadra e Dritës, pas barazimit në ndeshjen me Dukagjinin që u mbyll pa gola.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjilanas në profilin e tyre zyrtar në Facebook, duke njoftuar se trajneri i njohur ka dhënë dorëheqje.
Sipas komunikatës, klubi i ka ofruar atij mbështetje, mirëpo ai ishte i vendosur dhe kryesia e respektoi vendimin e tij.
Drita aktualisht është në pozitën e dytë me 57 pikë, një më pak se lideri Ballkani.