-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Morën pjesë në një ceremoni të ndarjes së çmimeve, 11 indianë humbin jetën nga i nxehti

11 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta, ndërsa shumë të tjerë janë shtruar në spital pasi morën pjesë në një ceremoni çmimesh në shtetin Maharashtra të Indisë.

Ngjarja e sponsorizuar nga qeveria u zhvillua në një terren të hapur nën një diell përvëlues dhe zgjati për disa orë. Mijëra njerëz morën pjesë në veprimtarinë e së dielës, e cila u mbajt për të përgëzuar një aktivist të shquar social.

Shumë njerëz u ankuan për dehidrim dhe simptoma të tjera të lidhura me nxehtësinë si presion të lartë të gjakut dhe rraskapitje, pasi morën pjesë në ceremoni. Navi Mumbai një qytet afër Mumbait ku u mbajt ngjarja, regjistroi një temperaturë maksimale prej 38C të dielën.

Ekspertët shëndetësorë kanë këshilluar njerëzit që të qëndrojnë larg diellit gjatë orëve të pikut të nxehtësisë nga ora 11:00 deri në orën 16:00, veçanërisht gjatë muajit prill, i cili konsiderohet të jetë një nga muajt më të nxehtë në Indi.

Ngjarja u organizua në terrenin e Parkut Ndërkombëtar të Korporatës Kharghar për t’i dhënë një çmim punonjësit social Dattatreya Narayan Dharmadhikari, i njohur gjerësisht si Appasaheb Dharmadhikari.

Ajo u ndoq nga politikanë të lartë, duke përfshirë ministrin e Brendshëm të Indisë, Amit Shah dhe udhëheqës nga Partia qeverisëse e shtetit Bharatiya Janata (BJP).

Kryeministri i Maharashtrës, Eknath Shinde e quajti incidentin “të papritur dhe të dhimbshëm” dhe njoftoi se do të japë 500,000 rupi (6,102 dollarë) si kompensim për familjet e secilit prej të ndjerit.

Ai tha se qeveria do të sigurojë trajtim falas për ata që u sëmurën gjatë ngjarjes.

India regjistroi shkurtin më të nxehtë që nga viti 1901 këtë vit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img