2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan vendos: Anija e parë luftarake “SIHA” në botë, hap dyert për publikun

Disa ditë më parë, Ministria turke e Mbrojtjes prezantoi aeroplanin e parë të armatosur pa pilot në botë dhe anijen më të madhe ushtarake turke, TCG Anadolu, të cilat u ankoruan në portin Sarayburnu, duke u bërë kështu pjesë dhe nën shërbim të plotë të marinës turke.

Prezent në inaugurimin e kësaj flote ushtarake ishte edhe vetë Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, i cili bëri me dije se edhe qytetarët e interesuar do të mund t’i shohin nga afër këto pajisje ushtarake.

Ndërkohë, mediat turke kanë publikuar oraret kur vizitat do të hapen për të apasionuarit, ndërsa nga nesër, deri më datë 23 prill ata mund ta prekin nga afër anijen dhe aeroplanin pa pilot.

Projekti i Anijeve Amfibe Sulmuese me Shumë Qëllime TCG Anadolu u lançua në vitin 2015 nga Presidenca e Industrive të Mbrojtjes, në përputhje me nevojat e Komandës së Forcave Detare, me udhëzimin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Anija filloi testet e pranimit në det në qershor 2022.

TCG Anadolu ka kapacitetin për të transferuar një forcë prej të paktën 1 batalioni në Detin Egje, Mesdhe dhe Detin e Zi në rajonin e krizës me mbështetjen e vet logjistike, pa kërkuar mbështetje nga baza vendase.

Anija mund të përdoret gjithashtu për misione të ndihmës nga fatkeqësitë natyrore kur është e nevojshme. Falë ambienteve të pajisura plotësisht të spitalit dhe sallës së operacionit, ajo do të jetë në gjendje të ofrojë mbështetje mjekësore në operacionet e ndihmës nga fatkeqësitë natyrore, ndihmën humanitare dhe evakuimin e refugjatëve.

TCG Anadolu ka një gjatësi prej 231 metrash dhe një gjerësi prej 32 metrash. Me një zhvendosje maksimale të ngarkesës së plotë prej 27 mijë e 436 tonë, anija mund të operojë me një shpejtësi maksimale prej të paktën 20.5 nyjesh dhe një shpejtësi ekonomike prej 16 nyjesh.

Anija mund të mbajë gjithsej 94 automjete, duke përfshirë 13 tanke, 27 automjete të blinduara sulmi amfibe (ZAHA), 6 transportues të blinduar të personelit, 33 automjete të ndryshme dhe 15 rimorkio në kuvertën e automjeteve.

10 helikopterë ose 11 SIHA mund të vendosen në kuvertën e fluturimit të anijes dhe 19 helikopterë ose 30 SIHA mund të transportohen në hangar. Anija do të presë 1223 veta personel. Ekziston gjithashtu një strukturë spitalore e plotë dhe 2 salla operative në bord./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img