Një qytetare serbe në veri ka dëgjuar disa të shtëna armësh, por më pas ka kuptuar se është qëlluar një qen.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër serbe kosovare ka informuar se kishte dëgjuar një të shtënë nga arma e zjarri, pasi që ka dal jashtë ka vërejtur që është qëlluar një qen. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./PrishtinaPress/