-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

7 rituale motivimi në mëngjes

A keni ëndërruar ndonjëherë që me një të trokitur të menjëhershme të aktivizonit motivimin tuaj? Disa ditë janë thjesht më shumë sfidë se sa të tjerat. Ne të gjithë e dimë…sepse të gjithë e kemi provuar.

Dhe ndërsa nuk ka ndonjë trokitje magjike, ngelen vetëm disa gjëra që mund t’i bëni vetë për këtë gjë, veçanërisht në mëngjes.

Të gatshëm për ta provuar? Nisni mëngjesin ashtu siç duhet dhe vendosini vetes suaj objektiv për një ditë produktive me këto 7 ushtrime të shpejta motivuese të mëngjesit.

1) Ngrihuni herët

Kërkimet tregojnë se ata që ngrihen herët janë më të suksesshëm, më proaktivë, planifikuesë më të mirë dhe më të mirë për t’u paraprirë telasheve. Shefja editoriale e Vogue, Anna Wintour është jashtë shtratit të saj që në 5:45, CEO i GE (General Electrics) zgjohet në 5:30, CEO i XeroxUrsula Burns zgjohet në 5:15 dhe CEO i Apple Tim Cook e vendos alarmin e tij në 3:45 të mëngjesit për të filluar herët ditën e tyre.

Po, të zgjoheni herët në mëngjes ju jep më shumë kohë për punë, jo vetëm kaq por ka edhe përfitime të tjera. Keni mundësinë të hani një mëngjes të shëndetshëm, të bëni stërvitje ose të shpenzoni kohë me një aktivitet tjetër që nuk ka lidhje me punën. Sa më shumë kohë që u jepni të tjerëve në mëngjes, aq më pak duhet të nxitoni dhe aq më tepër gati do të jeni gati për ta trajtuar ditën.

2) Hani një mëngjes të mirë

Ju jeni ajo që konsumoni. Sipas studimeve nga Organizata e Studimeve të Përmirësimit të Shëndetit, njerëzit që kanë dieta të shëndetshme në mënyrë konsistente kanë 25% më shumë mundësi të kenë një performancë më të lartë pune dhe 20% më shumë mundësi për të qenë produktivë. Plus, nëse hani një mëngjes jo të shëndetshëm ose nuk hani fare, do të jeni të uritur gjithë mëngjesin, dhe është e vështirë për t’u përqëndruar kur nuk ndiheni në formën tuaj më të mirë.

3) Optimizoni alarmin tuaj

Ato që ju rrethojnë kanë një ndikim të madh në humorin tuaj, dhe ndërsa ju nuk mund të kontrolloni dot motin, nëse keni apo jo ujë të ngrohtë në mëngjes ose nëse do të ketë trafik (një tjetër arsye për t’u ngritur herët në mëngjes!), ju mund të kontrolloni alarmin e orës suaj.

Thirrja e duhur për zgjim mund të përcaktojë tonalitetin e të gjithë ditës, kështuqë hiqeni qafe “beep”-in e bezdisshëm dhe zëvendësojeni me një këngë e cila i shkon humorit në të cilit do të donit të zgjoheshit. Muzika klasike thuhet se rrit inteligjencën tuaj, këngët e Queen si “We will rock you” ju bëjnë të ndiheni më të fuqishëm, dhe këngët që ju bëjnë të ndiheni mirë ju përmirësojnë humorin duke bërë trurin tuaj të çlirojë më shumë dopaminë.

4) Stërvituni

Kjo nuk ka nevojë që t’u themi se sa mirë ju bëjnë ushtrimet, ushtrimet rrisin prodhimin e seratoninës dhe dopaminës, neurotransmetuesë që zvogëlojnë riskun e depresionit dhe përmirësojnë humorin dhe memorien afatgjatë respektivisht. Ushtrimet në mëngjes ju detyrojnë të zgjoheni herët, ju ngrenë humorin në mënyrë natyrale dhe ju rrisin energjinë.

Dhe ushtrimet kanë përfitime përtej vetëm përmirësimit të humorit. Një studim i 2006-ës tregoi se ushtrimet e rregullta fizike çonin në rritjen e vullnetit dhe të sjelljeve të vetërregulluara.

5) Niseni me “përse”

Është e vështirë të gëzohesh në mëngjes për zgjimin kur nuk keni arsye përse. Dhe edhe nëse dashuroni çdo gjë rreth punës suaj, puna e përditshme mund ta bëjë të vështirë që të fokusoheni te objektivi gjithsesi.

Rrisni motivimin tuaj të brendshëm, sjellje e motivuar kur kënaqesh duke bërë një detyrë, që ju ndihmon për të ecur. Motivimi i brendshëm është një forcë më e fuqishme se motivimi i jashtëm, i cili ju bën ju të silleni prej motiveve si paratë, reputacioni ose lavdërimet. Kujtojini vetes sepse jeni këtu, për shembull ju mund të ngjisni një listë në pasqyrën e banjës dhe të keni kontakt me atë në fillim të çdo dite, ose të shkruani një gjë për të cilën jeni të gëzuar çdo natë që ta lexoni mëngjesin e nesërm. Gjëja e rëndësishme është që të jeni të aftë të t’i kujtoni shpejt vetes se çfarë ju motivon për të qenë shumë të mirë në punën tuaj.

6) Kujtojini vetes fitoret tuaja

Është mirë të dini sepse i doni shitjet, sepse ju besoni te produkti juaj, por në ditë kur keni pasur të bëni me klientë të këqinj, ose jeni qortuar nga shefi juaj, ose keni humbur një marrëveshje të madhe të cilën e keni ndjekur për javë, do t’ju duhet diçka që ju kujton më konkretisht.

Greg Fung, një përfaqësues i shitjeve në “HubSpot”, mban një listë të fitoreve dhe dështimeve në një dokument Evernote, së cilës i referohet kur ka një ditë jo të mirë.

“Mbajeni parasysh listën tuaj dhe shtojeni kur gjëra të mira ose incidente të këqija ju ndodhin,” thotë Fung. “Do të surprizoheni se sa shpejt ‘të mirat’ do të kalojnë ‘të këqijat,’ dhe tani keni një instrument shumë të mirë tek i cili mund të mbështeteni gjatë kohërave të vështira.”

Për ta adaptuar këtë ushtrim për rritjen e motivimit të mëngjesit, mbani një ‘master listë’ të sukseseve tuaja më të mëdha diku ku gjatë natës mund të keni akses lehtësisht kështuqë gjatë mëngjeseve ju mund t’i referoheni kur nuk jua ka ënda të shkoni në zyrë.

7) Bëni diçka që ju bën të lumtur

Lajm i fundit: Ne performojmë më mirë në punë kur jemi të lumtur me jetët tona personale.
Shumë studime kanë treguar se lumturia lidhet ngushtësisht me performancën në punë dhe sigurisht, lumturia lidhet ngushtësisht me shëndetin tonë personal gjithashtu.

Kështuqë kurseni pak kohë çdo mëngjes për të bërë diçka që ju bën të lumtur. Qoftë kur lexoni një kapitull nga libri juaj i preferuar, ose të shpenzoni 30 minuta në një projekt tjetër, ose thjesht të hani një sanduiç të mirë për mëngjes, nëse keni kohë për t’ia kushtuar jetës personale, do të paguajë dividendë edhe në karrierën tuaj gjithashtu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img