-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Çka thuhet në reagimin e Kushtetueses e AKI-së, për rastin e ndëhyrjes së shefit të Intelegjencës “për të ndalë rrëzimin Presidentes”

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë hedh poshtë dhe i cilëson të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në paparaci.com, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”.

Sipas reagimit, AKI, në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së”

Edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në një medium për një “tentim-shantazhi” ndaj gjykatësve të saj nga shefi i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë në mënyrë që të ndalet “rrëzimi i Presidentes”.

Kushtetuesja thotë se është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, mohon pretendimet e shkrimit të publikuar nga portali Paparaci.com, të dielën, më 16 prill 2023, me titull: “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues“. Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese. Ajo gjithashtu, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatën zyrtare të saj.

Lajmi i publikuar nga mediumi Paparaci, thotë ndër të tjera se “shefi i inteligjencës i ka dorëzuar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, i cili siç përshkruhet në informatë, përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.”

Në artikullin e publikuar, pretendohet se një takim fort i pakëndshëm raportohet të ketë ndodhur mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani dhe shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Ndërsa për takimin, që thuhet të ketë ndodhur më 31 mars, pretendohet se ka pasur elemente shantazhi nga ana e shefit të AKI-së.

Paparaci po ashtu pretendon se ekziston një dokument me të cilin janë informuar partnerët perëndimorë lidhur me këtë takim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img