-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bankat shfrytëzojnë inflacionin, u kthehen kredive me Euribor

Bankat në Kosovë, përveç kredive me norma fikse, ofertojnë edhe kredi me norma variabile (të ndryshueshme) të interesit. Në rastin e kredive me normë variabile, referencë për normë të aplikueshme në të ardhmen, ato kryesisht e përdorin Euriborin.

EURIBOR (shkurt për Euro InterBank Offered Rate ose përkthyer si Norma NdërBankare e Afatizimeve të Eurove) janë norma të interesit mbi depozitat/afatizimet me afate të ndryshme maturimi (përfundimi) që përcaktohen nga një panel i disa bankave elitare të mëdha në tregjet e parasë (kryesisht evropiane).

Një raport i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) zbulon se bankat në Kosovë po u kthehen kredive me norma variabile për shkak të rritjes së normës së EURIBOR. Sipas raportit, këto veprime bankat po i ndërmarrin të shtyra nga “dinamika e normave të interesit e ndikuar nga zhvillimet në nivel global, si dhe rritja e rrezikut të likuiditetit dhe pasigurive mbi zhvillimet në të ardhmen si pasojë e rritjes së presioneve inflacioniste”. Reklama e sponzorizuar

“Përderisa në vitin e kaluar dhe në vitin 2020, kreditë me shkalla variabile të interesit, që kryesisht përcaktohen nga lëvizjet e normës Euribor për marzhën shtesë, përbënin mesatarisht 19.6 përqind të portfolios kreditore dhe 16.5 përqind respektivisht, kjo përbërje me 2022 është ngritur në 24.1 përqind”, thuhet në raportin “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë”.

Poashtu, disa banka që kanë aplikuar vetëm shkalla fikse, këtë vit filluan aplikimin e normave variabile”.

Ndryshe, në tregun bankar normat e interesit në depozitat e reja janë ndikuar në nivel më të lartë se normat e interesit në kredi të reja. Në dhjetor 2022, shkalla e interesit në kredi arriti në 6.3 përqind nga 5.8 përqind një vit më parë, dhe 6.0 përqind sa ishte në qershor 2022, atëherë kur inflacioni u intensifikua dhe diskutimet mbi ndërhyrjen e politikës monetare filluan.

Poashtu shkalla mesatare e interesit në depozita u ngrit në 2.4 përqind nga 1.3 përqind një vit më parë dhe 1.9 përqind në shtator 2022, atëherë kur shqetësimet mbi ruajtjen e depozitave dhe rrjedhimisht rrezikun e likuiditetit u theksuan tutje. Margjina e interesit kredi-depozitë u ngushtua në 3.9 pikë përqindje nga 4.5 pikë përqindje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img