Gjatë ditës së sotme është publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku shihej imami Mazllam Mazllami tek sa fliste për flamurin kombëtar dhe patriotizmin.
Në disa sekuenca të shkëputura imami ishte shprehur se flamuri është harrën, leckë, bezë dhe se ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj.
Pas kësaj video ka reaguar imami në fjalë duke u shprehur se një shkëputje e till e videos ka ndodhur me qëllim që të komprometohet figura e tij.
“Video e shkëputur, dy fjalë të nxjerrura për të më kompromentuar mua”, ka thënë ai.
Ndërsa në pyetjen se cili është qëndrimi i tij për flamurin kombëtar?
Hoxha përgjigjet kështu “ja ja mos nxjerrë fjalë ti, ajo video është e copëtuar për të me kompromentuar. Tung, tung”./PrishtinaPress/