-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ford Mustang Super Cobra Jet 1800 – një raketë elektrike

Ford Mustang Super Cobra Jet 1800 – një raketë elektrike

Ford vazhdon të mbaj rekordin botëror për prodhimin e makinës më të shpejtë elektrike.

Në vitin 2020, kompania solli modelin Mustang Cobra 1400, por pavarësisht se kishte 1502 kuaj fuqi, kjo veturë nuk ishte mjaft e shpejtë.

Andaj, inxhinierët e Fordit morën vendim se motori elektrik prej 1502 kuaj fuqi, nuk ishte mjaftueshëm monstruoz dhe nisën kërkimin e një motori tjetër që do të ofronte më shumë fuqi.

Kjo u arrit me super motorin që do të ketë 1800 kuaj fuqi dhe është vendosur në modelin e veturës Ford Mustang Super Cobra Jet 1800.

Dy motorët elektrikë (në të njëjtën kohë), zhvillojnë të paktën 1800 kf. Paketa e baterisë është gjithashtu e re dhe peshon shumë më pak.

Mark Rushbrook, drejtori global i Ford Performance, ka thënë se vetëm ndryshimet në bateri, kursejnë peshë.

Më pak peshë do të thotë më shumë shpejtësi, goma më të mëdha do të thotë më shumë tërheqje dhe transmetimi i ri do të thotë më pak humbje energjie, e të gjitha këto ndryshime së bashku me më shumë fuqi janë krijuar për të thyer rekorde.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img