Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, u godit nga një tramvaj të dielën teksa ishte në makinën e tij.
Sulmuesi italian raportohet se është mirë dhe ka vetëm një krah të lënduar
Ndërkohë, tani klubi i tij, Lazio ka njoftuar rreth gjendjes së sulmuesit.
“Stafi mjekësor i SS Lazio bën të ditur se, sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me deformim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë të përbërë në brinjën XI të djathtë. Gjendja aktualisht është e mirë. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë”, thuhet në njoftimin e klubit italian.