1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në Veri, çfarë thonë në LDK?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e së enjtes kërkoi që të shtyhen zgjedhjet e 23 prillit në Veri. Se a duhet të shtyhen apo të mbahen.

Derisa nga PDK nuk kanë kthyer përgjigje, nga LDK janë deklaruar nënkryetari Lutfi Haziri dhe zëdhënësja politike Sibel Halimi.

Të enjten gjatë seancës së Kuvendit, kryetari i AAK-së, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri një kërkesë për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Ai kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në Veri.

“Unë i bëj thirrje qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet gjendjen në Veri dhe ta marrin një vendim në lidhje me këtë situatë. Cili do të ishte ky vendim, unë besoj shumë që do të ishte shtyrja e zgjedhjeve. E di se plot prej jush mendoni me bindjen tuaja, analizën tuaj dhe keni argumente që i bazoni në të drejtën kushtetuese dhe ligjore, mirëpo mos harroni, terreni është pikënisja e suksesit. Nëse gjendjen në terren e ki çfarë e ki, atëherë mos e lejoni me shku ditën e fundit dhe pastaj me pranu humbjen. Është ma mirë me u ndal me kohë, me gjet një formulë më ec përpara sesa me vazhdu me fshehjen totale. Të vetmit që mbajnë sot kujdesin institucional atje janë njësitë policore, e katër prej tyre janë në burg. Mos lejoni me shku kësaj rruge”, tha Haradinaj.

Nga PDK deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje, ndërsa nga LDK kanë folur nënkryetari i partisë Lutfi Haziri dhe zëdhënësja politike Sibel Halimi.

Haziri ka thënë se Qeveria po dështon të krijojë kushte të mira zgjedhore për qytetarët e saj.

“Është punë e KQZ-së dhe organeve tjera shtetërore duke përfshirë Qeverinë dhe Presidenten. Partitë politike nuk kanë asnjë arsye me ndërhy në procese të tilla. Qeevria po dështon me kriju kushte të mira zgjedhore për qytetarët e saj”, ka thënë Haziri.

Njëjtë ka deklaruar edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

“Zgjedhjet në veri janë çështje që duhet trajtuar nga institucionet përkatëse si Presidenca, KQZ dhe Institucionet e Sigurisë. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve apo jo nuk lidhet me qëndrimin e partive politike, por të kreut të shtetit”, është shprehur Halimi.

Kujtojmë se sot një javë pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Lidhur me këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, Valmir Elezi, nga 44 qendra të votimit, tash janë vetëm 19 sosh, gjë që ka ndikuar në rritjen e votuesve për qendër- nga 750 në 2 mijë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shtimi i incidenteve në Veri

Javëve të fundit janë shtuar incidentet në Veri. Veprimi më i përsëritur është ai i djegies së veturave me targa RKS. Raste të tilla në vitin 2023 janë mbi 10.

Sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se tri vetura janë djegur në fshatin Leshak të Leposaviqit.

“Fsh. Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin të cilin është duke e trajtuar.”

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Tvrdane. Atje një person ka raportuar se dikush ua ka vënë zjarrin dy karrigeve në ballkon. I njëjti ka raportuar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.

“Tvrdane, Leposaviq  15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.”

Ndërkaq rreth një javë më parë, një zyrtar i Policisë së Kosovës dyshohet se është përfshirë në plagosjen e një qytetari serb në Zveçan.

Incident tjetër që është shënuar në fillim të muajit prill është edhe sulmi me shok bombë ndaj zyrtarëte policorë në Mitrovicën e Veriut./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img