-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lojërat e fatit s’mund t’i ndalë as ligji, Policia kap në flagrancë nëntë persona në Lipjan

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

Kjo po dëshmohet sidomos javëve të fundit me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra të dyshuarve gjithandej vendit.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në fshatin Sllovi të Lipjanit, ku nëntë persona janë kapur në flagrancë nga Policia duke zhvilluar lojëra fati.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë kapur në një kioskë, pak para mesnatës, pasi Policia mori informacionin për veprimtari të kundërligjshme.

Pajisjet e gjetura në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të iniciohet rasti për veprën “Organizim i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img