-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

G7-a zotohet për dhënie fund të ndotjes plastike deri më 2040

Ministrat për Ambient dhe Klimë të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë zotuar për t’i dhënë fund ndotjes me plastikë në shtetet e tyre, deri më 2040.

Ata e kanë bërë të ditur këtë vendim, përmes një deklarate që kanë lëshuar pas takimit që kanë zhvilluar të dielën në veri të Japonisë.

“Ne jemi zotuar për t’i dhënë fund ndotjes plastike, me ambicien që të ulim në zero këtë lloj të ndotjes deri më 2040”, është thënë në deklaratë.

Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania dhe Bashkimi Evropian, veçse janë pjesë e një koalicioni shumëkombësh, që e ka bërë këtë zotim vitin e kaluar.

Mirëpo, kjo është hera e parë që vendet tjera që janë pjesë e grupit – Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Italia – janë bërë pjesë e zotimit për plastikë zero deri më 2040.

Ministrja gjermane për Ambient, Steffi Lemke, e ka përshëndetur zotimin e G7-ës, duke e konsideruar si “ambicioz”.

Në deklaratë është thënë se deri te zotimi do të arrihet përmes “promovimit të prodhimit të qëndrueshëm të plastikës, ripërdorimit të saj, dhe menaxhimit në natyrë”.

Ndotja me produkte plastike është dyfishuar në gjithë botën në 20 vjetët e fundit dhe vetëm 9 për qind e sasisë totale arrin të riciklohet me sukses.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se volumi i plastikës që depërton në oqeane gati që do të trefishohet deri më 2040./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img